Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 77 personave, për vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë 10 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur njëzetetre 23 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar, në tri raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Dhuna në familje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 19 aktakuza kundër 23 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për paraburgim ndaj një personi, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...