Google ADS

Ngriten 69 aktakuza brenda 24 orëve

10:48 | 21 Tetor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë aktakuza kundër tetëdhjetekatër personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë persona, si dhe, janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme