Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 77 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë 14 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur 33 aktakuza kundër 35 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një të dyshuari. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë aktakuza kundër 11 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...