Google ADS

Ngriten 63 aktakuza brenda 24 orëve

10:37 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre aktakuza kundër shtatëdhjetedy personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë persona të dyshuar, janë paraqitur njëmbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesëmbëdhjetë personave të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy personave. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme