Google ADS

Ngritën 62 aktakuza kundër 72 personave brenda 24 orësh

11:11 | 23 Shtator 2020
L G

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se  gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 62 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të kësaj prokurorie,  me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria e Shtetit ka dhënë detaje për secilën Prokurori Themelore, raporton arbresh.info.

Sipas këtij raporti, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Në Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme