Google ADS

Ngritën 62 aktakuza brenda 24 orëve

11:01 | 22 Prill 2021
V. S.

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur
gjashtëdhjetedy (62) aktakuza, kundër shtatëdhjetë (70) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, janë
bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është
bërë një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të
dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur
tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka
ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme
penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9)
aktakuza kundër nëntë (9) personave.Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona
të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6)
personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë
(11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person të dyshuar,
ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë
(6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Prishtinë
Speciale
Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
/ 18-24 13-14 / 9/9 5/6 11-11 6-6 62-70
Ndalimet / 7 / / 2 2 / 1 12
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 1/1 1/2 / / / / / 2-3
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / 1 11. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer
veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin
se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje
në tentativë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se
ka kryer veprat penale “Grabitja”, “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për
shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër
(24) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të
njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë
(14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer
vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e
trafikut publik” nga neni 374 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga
neni 401 i KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
/////////////
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer
veprën penale “Sulmi seksual” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2)
persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të
bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, një (1)
person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave
për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale“ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Shantazh në tentativë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra
të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak te veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak te veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave
zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak te veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak te veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të armëve”.8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje
prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave
për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim për shkak të dyshimit
të veprës penale “Vjedhja e pyllit”, ku me ç ‘rast janë sekuestruar :
– Dy (2) automjete dhe
– Një (1) sharrë motorike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme