61 aktakuza janë ngritur ndaj 64 personave brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Prokurori i Shtetit .
Këto aktakuza janë ngritur nga shtatë prokuroritë themelore si dhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktim të paraburgimit të 18 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Detaje për ngritjen e aktakuzave nga secila prokurori:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale ‘Krime Lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, nga neni 146 të KPRK-së ( 06/L-074 ).
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur 8 aktakuza kundër tetë 8personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për 48 orë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë personave dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër pesëmbëdhjetë 15 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre personave të dyshuar, në dy raste të ndara.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, për shkak veprës penale ”Mashtrimi”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave, si dhe, ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...