Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza, kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.
Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit është paraqitur një kërkesë për bastisje, në komunën e Prizrenit, me ç’rast nga kjo bastisje janë sekuestruar: Një qese plastike e llojit marihuanë 0.5 gr.një predhë e plumbit, Tre paketa nga 500 copë dyshohet se janë letra fallso (dollar), një Telefon Mobil Samsung ngjyrë bronz, një llap top ngjyrë hiri me mbishkrim MACBOOKPRO, Model: NO: A1278, katër paketa me letra që dyshohet të jenë letra fallso, mjë (1) skaner /fotokopje për letër, një makinë që dyshohet të jetë fotokopje,një (1) automjet, i markës Audi A-4, ngjyrë e bardhë, një numër i madh i mostrave të materialit të gatshëm për printim të bankënotave,prej 50 dollarë dhe sShtatë (7) pako me nga 200 fletë.
Po ashtu, janë paraqitur edhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Njëra kërkesë është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, për sekuestrim të përkohshëm të: Një automjeti (VW-Kombi), çelësat e automjetit, masë drunore e llojit ‘’breu’’, në sasi prej 2.36 m³.
Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për sekuestrimin e përkohshëm të: Një (1) automjeti, të markës “Mercedes’’. Po ashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur një trup i pajetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe për të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Me rastin e ndalimit të tyre është kryer bastisje në disa lokacione.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti (VW-kombi), çelësin e automjetit dhe një sasi të masës drusore.
Gjithashtu, në Pejë një person është gjetur pa shenja jete në bazën e KFOR-it Italian, me ç’rast prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave të pandehur. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...