Ngritën 57 aktakuza nga prokuroritë themelore

12:53 | 12 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjatë ditë së djeshme, Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 67 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 18 persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për urdhër arrest të një personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një kërkesë për letër rreshtim kundër një personi për  veprën penale nga neni 283, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për bastisje, njëra në rajonin e Prishtinës dhe tjetra në atë të Pejës, për vepra të ndryshme penale, transmeton Arbresh.info.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim në rajone të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme