Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë aktakuza kundër pesëdhjetenëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, tetëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të trembëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të cilat janë përdorur për të kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së“, nga neni 138 paragrafi 1, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprave terroriste“, nga neni 129, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /arbresh.info/
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë