Google ADS

Ngriten 49 aktakuza ndaj 71 personave

12:19 | 14 Gusht 2019
L G

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, si dhe ka ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme. Po ashtu, Prokurori i shtetit ka kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së, raporton arbresh.info.

“Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë; Një (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë. Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet: Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18; Katër (4) gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Në Prizren, në një lokal në rrugën “Beteja e Llapushnikut” është kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë; Një (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë.

Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet: Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18; Katër (4) gëzhoja.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë  (5) aktakuza ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme