Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 46 aktakuzave kundër 54 personave.
Këto aktakuza janë ngritur për vepra të ndryshme penale, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona.
Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të cilat janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton arbresh.info.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza për tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” , “ Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, “ Vjedhja e rëndë “. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të rënda, është ndaluar një (1) person ( i mitur), nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ Vjedhja e rëndë “.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të një personi, si dhe ka ndaluar katër (4) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ndaj tij ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës