Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër aktakuza kundër gjashtëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë personave të dyshuar, raporton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë