Google ADS

Ngriten 44 aktakuza kundër 51 personave

11:55 | 22 Tetor 2020
A. B.

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza, kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme