Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit, në të gjitha prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza dhe janë ndaluar 10 persona, ndërsa janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, prokurori i shtetit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se hënë ka ngritur gjithsej pesë (5) aktakuza ndaj shtatë personave. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve te fundit, ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, ndërsa Prokuroria në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...