Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër tridhjeteshtatë 37 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar personit apo vendit të caktuar ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...