Ngriten 27 aktakuza kundër 33 personave brenda 24 orëve

12:03 | 11 Gusht 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhërtë prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak kundër tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) përsona të dyshuar
në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme