Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar (9) persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA