Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë 113 aktakuza kundër 132 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 20 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
“Prokurori i Shtetit me rastin e ndalimit të katër personave për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar:- Pesë (5) vetura luksoze; – 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh;- 320 (treqind e njëzetë) franga zvicerane; – 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil;- 19 (nëntëmbëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.; – Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar masë drusore e llojit breu, gjithsej 34 trupa të dimensioneve të ndryshme.
Tutje siç njoftin Prokuroria e Shtetit, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu në Prokurorinë Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar dhe ka ndaluar katër (4) persona. Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo Prokurori ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej trembëdhjetë (13) aktakuza ndaj trembëdhjetë (13) personave, si dhe ka masë drusore e llojiot breu, gjithsej 34 trupa të dimensioneve të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepër penale të kryer.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetedy ( (42) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...