Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej njëqindenjëmbëdhjetë (111) aktakuza, kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar
Po ashtu, janë kërkuar gjithsej katërmbëdhjetë (14) masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy (2) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona (të mitur), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...