Ngriten 103 aktakuza brenda 24 orëve

11:50 | 2 Dhjetor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre  aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë persona, si dhe janë bërë shtatë  kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme