Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj L.D., i cili akuzohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit.
Në njoftimin e prokurorisë, bëhet e ditur se L.D., ngarkohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
“Sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal./Arbresh.info
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...