Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave me inicialet, M.U., F.M., A.B., A.B., J.B., S.M., L.M., A.M., I.B., A.B., dhe I.S.
Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Sulmi”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M.U., me datë 06.05.2023 rreth orës 20:05 në Mamushë, saktësisht në hapësirën e jashtme të objektit për shitjen e karburanteve “P.P.”, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon me armë zjarri të dëmtuarin I.B.
“Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në mes të pandehurit A.B., dhe F.M., përfshihen në rrahje 11 (njëmbëdhjetë) të pandehur nga të dyja palët, ku gjatë përleshjes i pandehuri M.U., i armatosur me armë- revolver, shtënë në drejtim të dëmtuarit të cilin e godet në pjesën e këmbës së djathtë, veprime këto me të cilat të dëmtuarit I.B., i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri M.U., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media, përcjell Arbresh.info
I pandehuri, F.M., gjatë përleshjes, në mënyrë të paautorizuar përdorë armën e zjarrit – pistoletën, me të cilën me qëllim të frikësimit, shtënë disa herë në drejtimin lartë në ajër, me ç’ rast të pranishmëve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.
Me këto veprime kryen veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri, A.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, ku gjatë përleshjes, me armën e zjarrit – pistoletë, përkatësisht me pjesën e dorezës së armës e godet dy herë në kokë të dëmtuarin S.M., me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me këto veprime, kryen veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri, J.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor.
Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Të pandehurit: F.M., S.M., L.M., A.M., A.B., I.B., dhe A.B., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje.
Me këto veprime, secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
I pandehuri, I.B., me qëllim që ta lëndoj tjetrin, me dashje e sulmon të dëmtuarin/pandehurin A.B. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç