Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiq dhe Faruk Korenica.
“Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast dhe të trija aktakuzat janë pothuajse identike me disa korrigjime shumë të vogla, të cilat në thelb nuk janë relevante për çështjen. Kjo është e njëjta aktakuzë ndaj personave të njëjtë, për të njëjtën ngjarje, plotësisht e njëjtë”, tha avokati Dejan Vasiq për Radion Evropa e Lirë .
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti.
Seanca ishte caktuar paraprakisht për 30 dhjetor, por u anulua, sepse prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha paraqiti një aktakuzë të re, të ndryshuar.
Në procesin, të cilin e udhëheq Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.
Faruk Korenica, avokat i policit, Nedeljko Spasojeviq, thotë se është absolutisht e papranueshme që një aktakuzë për një vepër penale specifike, për të njëjtën ditë të caktuar, të njëjtin vend, të ngrihet dhe ndryshohet tri herë. Ai shpreh mendimin se bëhet fjalë për një shkresë, përderisa të analizojë aktakuzën dhe të japë mendim për të.
“Unë edhe në rastin e parë kam thënë se bëhet fjalë për shkresë dhe se nuk ka asnjë element që këtë shkresë e bën aktakuzë dhe më pas prokurori me vetiniciativë e ka ndryshuar aktakuzën dhe e ka sjellë tjetrën, e cila ishte gati se sikurse e para, por që gjykatësi nuk pati guxim që ta kthejë”, theksoi Korenica.
Ai shtoi që, pas kësaj, avokatët kanë apeluar vendimin për të refuzuar kundërshtimin dhe më pas Gjykata e Apelit “ishte në gjendje ta bëjë këtë ndërkaq që ka mundur të zgjidhte vetë shumë më tepër”, tha Korenica.
Dejan Vasiq, gjithashtu avokati i policit, Dragisha Markoviq, konsideron që gjykata është ajo që do të vendosë se çfarë të bëjë me këtë aktakuzë.
“Unë më shumë mendoj që gjykata tani do të duhej ta hidhte poshtë këtë aktakuzë si të palejueshme. Së pari, ajo ka tejkaluar çdo afat, në të cilin mund të ngrihej dhe me këtë ajo është jo me kohë. Për këtë arsye do të duhej të refuzohej. Nga ana tjetër, ajo çfarë ka thënë verës Gjykata e Apelit në vendimin e saj, është që nuk ekzistojnë elementë të mjaftueshëm në mënyrë që të konfirmohet dyshimi i bazuar se këta njerëz janë përgjegjës për veprat penale me të cilat ngarkohen dhe mbi këtë bazë, do të duhej të hidhej poshtë“, theksoi Vasiq.
Në anën tjetër, Gjykata e Apelit, në vendimin e saj gjatë kësaj vere, ka thënë që nuk kishte elementë të mjaftueshëm për të krijuar një dyshim të bazuar se këta njerëz ishin përgjegjës për krimet që u akuzuan, kështu që do të duhej të refuzohej, ka thënë Vasiq.
Ai e sheh si të mundshme që gjyqtari i procedurës paraprake, Valbon Kurtaj, të caktojë gjykimin dhe më pas të vendosë për këto çështje.
Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut.
Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga luftës së viteve 98-99.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...