Ngrihen kapacitetet e Policisë Ushtarake të FSK-së për Mbështetje Luftarake

15:36 | 31 Maj 2024
R J

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është trajnuar dhe certifikuar togu i mbështetjes luftarake.

Sipas FSK-së, këto kapacitete janë ngritur konform objektivave të komandantit të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Togu është i gatshëm të operoj në ambiente operacionale të ndryshme dhe të kryej një gamë të gjerë detyrash brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu janë certifikuar pjesëtarët nga kursi bazik për Polici Ushtarake i cili është organizuar nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Për arritje të lartë akademike me mirënjohje u shpërblyen Dren Latifi dhe Bled Vuniqi.

Të ngjashme