Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot në mëngjes, është vërejtur një dukuri e pazakontë në një pjesë të lumit Mirusha, pasi një pjesë e madhe e fondit të peshkut ka ngordhur.
Sipas njoftimit shkaqet e kësaj dukurie ende nuk dihen, ndërsa inspektorët komunal janë në terren duke u marrë me rastin.
Për këtë dukuri, siç thuhet më tej, ka reaguar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevë.
“Me të marrë informacionin nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, inspektorët komunal kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, të cilët i kanë njoftuar edhe organet qendrore, ndërsa në vendngjarje, së bashku me shoqatën e peshkatarëve, është edhe policia”.
“Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe”.
“Edhe shoqata e peshkatarëve sportiv ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje me dëme të pazëvendësueshme”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...