Të paktën gjashtë krerë lopë, kanë ngordhur në një mjet transporti në mesditën e së mërkurës në qytetin e Prizrenit.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar dhe Agim Kukaj nga Inspektoriati komunal i Prizrenit i cili tha se përveç lopëve të ngordhura me shumë vështirësi janë arritur të shpëtohen dhe dy lopë të tjera, të cilat gjendeshin në po të njejtin kamion transporti.
Kukaj tha se ende nuk dihet destinacioni se nga vinte ky mjet transporti që po bartte këto kafshë të cilat ishin nisur për në tregun e kafshëve të këtij qyteti.
Klan Kosova tutje ka kontaktuar dhe me policinë rajonale të Prizrenit, ku zëdhënësi i saj Hazir Berisha pranoi se nga qytetarët janë informuar për këto lopë të ngordhura.
Ngordhja e tyre mendohet se ka pasuar pasi nuk i kanë rezistuar vapës në mjetin e transportit, ku mendohet se kishte arritur në shkallën 60 gradë celsius.
Kukaj tha se këto krerë lopë të ngordhura janë groposur në një vend të veçantë të zonës së kafshëve në qytetin e Prizrenit.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...