Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë, në veçanti diskutimi mbi mundësinë e korrigjimit të kufirit duhet të vijë pasi ajo ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Do të bësh bisedime me këtë shtet duhet t’ia njohësh pavarësinë këtij shteti, me këtë territor që ka. Nëse është e vërtetë ajo që po thotë Hashim Thaçi që thotë se Ujmani, Trepça dhe Mitrovica nuk lëvizin, ka vetëm një gabim. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ai e ka lexuar deklaratën. Pavarësia është territor nuk është fjalë pazari. Është sovranitet”, tha Ngjela në në Zona B të Klan Kosovë.
“Demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte problem, ngase ishin dy shtete të pavarura. Serbia ta njohë njëherë Pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes mund edhe të bëhen korrigjime s’ka problem”.
Ngjela komentoi edhe taksën 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj, për të cilën tha se është veprim i duhur ngase përmes saj fillimisht kërkohet njohja e më pas Kosova ofron tregun e lire për Serbinë.
Megjithatë, avokati pohoi se Kosova nuk ka nevojë me doemos të marrë njohjen nga Serbia.
“Nuk më duhet fare njohja e tyre. Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB”, tha Ngjela.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...