Për ditën e shtunë, në Kosovë janë planifikuar të zhvillohen pesë ngjarje.
– Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e sindikatës në objektin e ish-Gërmisë, ora 11:00)
– Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DNV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)
– Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mospërfshirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike, ora 11:00)
– Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarë shqiptar – Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)
– Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...