Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

07:24 | 6 Qershor 2022
A. B.

Në Kosovë të hënën do të mblidhet Kuvendi i Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Në të njëjtën kohë Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë konferencë për media.

Po ashtu Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancë plenare.

Më poshtë janë të gjitha ngjarjet e paralajmëruara për sot.

10:00

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezanton hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit – Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:00

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Para ndërtesës së Kuvendit).

10:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës).

10:30

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Mitrovicës do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve. (Shipol, Mitrovicë).

11:00

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës).

11:00

Instituti Albanologjik i Kosovës organizon Javën e Albanologjisë. (Instituti i Albanologjisë, Prishtinë)

11:45

Artisti Sokol Plakolli mban konferencë për medie, ku do të prezantojë faktet e vjedhjes së pikëve në konkursin e punës me dëshmi konkrete. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

16:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban takim me banorët e “Kolovicës”, për të bashkëbiseduar lidhur me problematikat e lagjes. (SHFMU “Shkolla e Gjelbër”)

18:00

Zyrtarisht nis Java e Krenarisë 2022, e cila mbahet nën patronazhin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme