Ngjarjet për sot në Kosovë

07:01 | 25 Qershor 2021
S D

09:00-Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me UN-Habitat, mbajmë simpoziumin me temën “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”. Marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti e ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Amazona”, Milloshevë)

09:30-Mbahet diskutim mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson etj.(Prizren)

10:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, Prishtinë)

10:00-Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Prizren organizon debat publik për “Draft Rregulloren për Vendosjen e Objekteve të Përkohshme”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00-Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit mbajnë konferencën me temën “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)

11:00-Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Emergjencë dhe Siguri, me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, bëjnë përurimin e nënstacionit të ri të zjarrfikësve. (Fshati Zhur, Prizren)

11:00-Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e Degës së PDK-së, rr. “Marin Barleti”, Prizren)

12:00-Bëhet promovimi i librave të autores Mihane Hoxha “Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

13:00-Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë  për medie. (Objekti i MAShTI)

14:00-Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

14:00-Veteranët dhe invalidët e UÇK-së në Obiliq protestojnë në lidhje me mospublikimin e listës përfituese të banesave për këto kategori. (Para objektit të Komunës, Obiliq)

14:00-Nën patronazhin e Komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me OJQ “ Zëri i Prindërve”, bëhet varrimi i tre personave nga kjo komunë, të cilët ishin të zhdukur prej luftës. (Varrezat e Dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)

15:00-Promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)

17:00-Kolegji AAB dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës mbajnë akademi me rastin e 85-vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, Fushë-Kosovë)

17:00-Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe AgroKosova Holding organizojnë aktivitetin “Dita e Qershisë”. (Objekti i AgroKosova Holding, Zona Industriale në Shirokë, Suharekë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme