Ngjarjet për sot

07:07 | 21 Qershor 2024
K.B

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bën përzgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

HANDIKOS përuron punimet e krijimit të qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së (Kuvendi i Kosovës, N302, ors 10:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë do të organizojë ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Merr pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë. (Tech Park Prishtina, Bërnicë – Prishtinë, ora 13:00)

Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të zbulohet obelisku i bunkerit të Radios “Kosova e lirë”. (Maja e lartë e malit Pallanik në Berishë, ora 13:00)

Organizohet konferenca me temën “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Marrin pjesë Mikey Dickerson, ish-ambasador i parë i Shërbimit Digjital dhe Zv.shef i Informacionit të SHBA-së dhe mnistrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli (Tech Park Prishtina, Bërnicë, ora, 13:00)

Mbahet seancë gjyqësore ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren gjatë luftës në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti për Krime Lufte, Hajvali, Prishtinë, ora 14:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Muzikës, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera vjetore në fushën e muzikës. (Shoqata e Kompozitorëve lagjja “Pejton” Prishtinë, ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme