-Kryeministri Albin Kurti pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)
– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohen raportet hulumtuese që shpërfaqin degradimin e mjedisit nga investimet kapitale. (Hotel Sirius, ora 10:00) ​
– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, ora N 204, ora 10:00)
– Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë organizon tryezën “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”. (Hotel Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
– Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave prezanton raportin “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin2019-2023”. (Zyrat e KCSF, ora 10:00)
– Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”. (Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)
– Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të shenojë 7 vjetorin e themelimit. (Mjediset e universitetit, salla A34, ora 11:00)
– Komuna e Prizrenit organizon diskutimin publik “FOL Hapur” i cili ka për qëllim promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë. (Salla e Kuvendit Komunal te Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)
– Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
– Aeroporti Ndërkomëtar i Prishtinës në bashëkpunim me kompaninë ajrore Air Mediterranean organizon konferencën për shtyp me rastin e linjes së re Prishtinë – Shtugart dhe anasjelltas. (Termninali i ANP “Adem Jashari”, ora 16:00)
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...