Google ADS

Ngjarjet për ditën e sotme

07:40 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

-Kryeministri Albin Kurti pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron,  Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohen raportet hulumtuese  që shpërfaqin degradimin e mjedisit nga investimet kapitale. (Hotel  Sirius, ora 10:00) ​

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, ora N 204, ora 10:00)

– Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë organizon tryezën “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”. (Hotel Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

– Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave prezanton raportin “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin2019-2023”. (Zyrat e KCSF, ora 10:00)

– Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”. (Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)

– Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të shenojë 7 vjetorin e themelimit. (Mjediset e universitetit, salla A34, ora 11:00)

– Komuna e Prizrenit organizon diskutimin publik “FOL Hapur” i cili ka për qëllim promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë. (Salla e Kuvendit Komunal te Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

– Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

– Aeroporti Ndërkomëtar i Prishtinës në bashëkpunim me kompaninë ajrore Air Mediterranean  organizon konferencën për shtyp me rastin e linjes së re Prishtinë – Shtugart dhe anasjelltas. (Termninali i ANP “Adem Jashari”, ora 16:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme