Google ADS

Ngjarjet e planifikuara për sot

06:56 | 15 Nëntor 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:30

Instituti Riinvest organizon Forumin Ekonomik vjetor, me ç’rast prezantohet raporti “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”. Marrin pjesë Elene Imnadze, zyrtare e lartë e Operacioneve nga Banka Botërore, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës etj. (Hotel “Emerald”)

10:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezën me temën: “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203)

12:00

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić etj. (Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)

14:00

Grupi Parlamentar i LDK-së organizon tryezën me temën “Projekt-buxheti i Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”. (Kuvendi i Kosovës, N506)

19:00

ETEA organizon ligjëratën me profesor Gëzim Selacin rreth temës “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”. (Qendra “Libart”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme