Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme
10:00
Mbahet konferenca “Sigurimi i cilësisë në Arsimin e Lartë”, në të cilën do të publikohen dy raportet e monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave – NARIC për vitin 2022. (Hotel Swiss Diamond)
10:00
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog Mirosllav Lajçak, takon liderët e partive opozitare. (Zyra e BE-së, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësorë. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Autoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) mban ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve Teknike për harmonizimin e përdorimit të frekuencave për shërbimet mobile – rrjetet MFCN në zonat kufitare, me Rregullatorët e shtetit të Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut dhe Malit të Zi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. (Kuvendi i Kosovës, N10)
12:00
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) proteston sërish, në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. (Para Objektit të Qeverisë)
12:30 – 15:35
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi do të zhvillojnë këto aktivitete në Komunën e Klinës dhe Komunën e Pejës: Klinë:
12:30-12:50 –
Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit);
Pejë: 14:30-14:45 –
Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z.Muzafer Palamar. (Fshati Vitomericë)
14:55-15:10 –
Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj. (Fshati Vitomericë)
15:20-15:35 –
Vizitë tek përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Gëzim Saku. (Fshati Treboviq)
13:30
Universiteti i Prishtinës si falënderim për kontributin austriak që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri më sot, në praninë e ambasadorit austriak do ta ngris flamurin e Austrisë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe do ta mbajë aty për një javë. (Rektorati i UP-së)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...