Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.
10:00
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës. Temë diskutimi: Çështjet qё lidhen me vlerësimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunës seksuale tё luftës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
12:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim i Projektligjin për Artin dhe Kulturën si dhe Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
13:00
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër, Podujevë)
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...