Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:13 | 15 Qershor 2023
K.B

Në vendin tonë sot do të mbahen këto ngjarje.

09:00
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO, mbajnë konferencën me titull “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”. Marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci; ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas B. Westerlund; Zëvendëskryetar i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

09:00
Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet dhe atij për Energjinë; Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

09:00
Banka Raiffeisen në Kosovë organizon Samitin “Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja”, të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”. (“Klan Arena”, Prishtinë)

09:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet, dhe të Ligjit për Energjinë. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

10:00
Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të tetë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, në Prishtinë)

11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. (Kuvendi Kosovës)

11:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me datën 15 qershor, në Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë, në kuadër të projektit “NaturKosovo”, mban konferencë për media me rastin e fillimit të punëve për mirëmbajtjen e shtegut Via Dinarica. Marrin pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, etj. (Mulliri i Haxhi Zekës, Vëllezërit Gërvalla, Pejë)

11:00
Gazetarët kosovarë dhe serbë diskutojnë me temën “Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në situata krize”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

12:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend të ditës janë 23 pika të mbetura nga seancat e mbajtura në prill, maj dhe qershor 2023. (Kuvendi Kosovës)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme