Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:09 | 3 Maj 2023
K.B

Sot në vendin tonë do të mbahen këto ngjarje.

09:30
Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me ICITAP-in, organizojnë konferencën rajonale me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”. Merr pjesë dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. (Hotel “Premium Park”, Prizren)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit, ku do të prezantohet punimi “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës” në shënim të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”. (Fakulteti i Edukimit, Prishtinë)

10:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e medieve të lira, e pavarura. (Përballë Këshillit Gjyqësor të Kosovës)

10:00
Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në mesin e panelistëve do të jenë gazetare nga Ukraina dhe Afganistani, që po qëndrojnë në Kosovë, për të ndarë përvojat e tyre gazetareske. (Salla “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë)

10:15
Instituti i Medieve të Kosovës, Këshilli Koordinues i Rotarianve të Kosovës dhe Rotari Klub “Vitia”, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mbajnë diskutimin “Liria e shprehjes si shtytës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut”. Merr pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott. (Restorant “Frank’s House”, Letnicë – Viti)

10:30
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23 mban konferencë për medie. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

13:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite. (Kino “Armata”, Prishtinë)

14:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për medie në lidhje me hapjen e konkursit të ri për specializime në lëmitë mjekësore. (Ministria e Shëndetësisë)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme