Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:03 | 4 Tetor 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet (Kuvendi i Kosovës, salla C203, 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrin e Reformave të BE-së. Merr pjesë dhe shefi i BE-së, Tomas Szunyog. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (ora, 10:00)

Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 10:00)

Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, 13:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë (Ndërtesa e Qeverisë, 16:30)

Hapet ekspozita kolektive “I këndoj trupit elektrik, ushtritë e atyre që i dua” kuruar nga Vesa Sahatçiu (ora, 19:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme