Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:05 | 22 Shtator 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 09:45)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”. (Konferenca do të mbahet me 22 Shtator 2023, prej orës 10:00 – 12:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Demokraci Plus mban konferencë, me ç’rast shpalosen rekomandimet e raportit të fundit rreth përdorimit të kontratave një burimore (të negociuara) në prokurimin publik gjatë viteve 2019-2023. (Zyrat e Demokraci Plus, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Kompensimi i Viktimave të Dhunës në Familje”. (Ora, 10:00)

Në kuadër të Ditës pa makina, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit. Rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10:00 deri në 15:00.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, mban konferencë për media me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare Vera 2023”. Gjithashtu prezantohet studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor -15 shtator 2023. (Zyrat e AKB-së rruga “Lidhja e Prizrenit”, ora 11:00)

Universiteti i Prishtinës, mban ceremoninë e diplomimit të studentëve për këtë vit akademik. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 11:00)

Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për medie. (Para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, ora 11:30)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme