Ngjarjet e ditës së sotme janë këto:
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me UNICEF-in organizojnë ceremoninë e prezantimit të Ligjit të sapomiratuar për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. ( Ora, 09:30)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjithashtu shqyrtohen raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon konferencën për vlerësimin e gjendjes së institucioneve të drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës. (Ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut (IBCM), ora 11:00).
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e propozim amendamentit Kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjithashtu formon Grupin Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Partia Socialdemokrate, mban aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së, ora 13:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në shoqërinë e kryeministrit Albin Kurti, do të nënshkruajë kontratën me të gjithë përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 15:00)
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin e së martës me temën “Rëndësia e legjislacionit në lidhje me gjuhën e urrejtjes: Detyrat dhe përgjegjësit e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë”. (Qendra për Praktikë Narrative, ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani, ora 17:00)
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...