Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

06:56 | 7 Shtator 2023
K.B

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë janë këto:

09:00
Vazhdon gjykimi në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë)

10:00
Komuna e Lipjanit shpërndan makineri bujqësore (freza, spërkatëse e shpërndarëse plehu) për fermerët e komunës. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Tregu i kafshëve, Grackë e vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, dhe shefen për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Vera Baumann, do të mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00
Instituti GAP mban konferencë për medie me temën “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025”. (Hotel “Swiss Diamond ”)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën me temën “Ballafaqimi me dhunën në familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje” (Korrik 2022- Qershor 2023). Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12:00
Hapet ekspozita “Ethos” e realizuar nga Expoart40. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati 2)

13:00
Nis edicioni i pestë i Festivalit multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier etj. Nga ora 14:00, bëhet ndarja e çmimit “Joanat e Kosovës”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

13:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër, aktivistë të rinj të gjelbër shpërndajnë stikera që simbolizojnë angazhimin për të mbajtur ajrin të pastër. Merr pjesë dhe Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës. (Stacionet e autobusëve urbanë: Rrethrrotullimi i Flamurit, Dardani, PTK, Katedralja, New Born dhe Plepat – Prishtinë)

14:00
Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit “Joanat e Kosovës” për përfshirje sociale dhe drejtësi. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

14:00
Mbahet Panairi me vepra artizanale, në kuadër të Festivalit Multikulturor. (Plemetin, Obiliq)

15:00
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër me një aktivitet interaktiv, me ç’rast do të dhurohen lule dhe do të ketë lojëra argëtuese për fëmijët dhe adoleshentët. Merr pjesë dhe Nona Zicherman, udhëheqëse e Zyrës së UNICEF-it. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

19:00
“Guxo” shënon njëvjetorin e zyrtarizimit si parti, përkatësisht mbajtjen e Kuvendit të parë themelues. (Restoranti “Hillstone”, km 3 i rrugës Prishtinë-Mitrovicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme