Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

07:14 | 28 Korrik 2023
K.B

Ngjarjet e ditës së sotme janë këto

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK)

09:00
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë një mbledhje komemorative për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e Prof. dr. Shefki Sejdiut. (Fakulteti i Filologjisë. salla “Idriz Ajeti”)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 24 pika, përfshirë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit)

18:00 – 20:00
Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon aktivitete sportive për personat me aftësi të kufizuara, në badminton, stretball etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

20:00 – 23:00
Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon koncert me Sabri Fejzullahun, Xuxin etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme