Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë

06:58 | 15 Prill 2023
K.B

Për ditën e sotme në vendin tonë janë të paralajmëruara këto ngjarje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së)

12:15
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” – rezultat i monitorimit të punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e korrupsionit gjatë vitit 2022. (Hotel “Sirius”)

15:00
Komuna e Lipjanit organizon akademi përkujtimore për shënimin e 24-vjetorit të rënies së martirëve të kësaj komune. (Salla e Kuvendit Komunal, Lipjan)

15:40
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takohet me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Kabineti i kryetari)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme