Në vendin tonë për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.
09:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën finlandezo-kosovare “Zhvillimi i ekosistemit të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike)
09:00
Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë)
09:30
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoni Projektëligjin 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00
Bëhet prezantimi i procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:00
Universiteti i Prishtinës ndan titullin “Doctor Honoris Causa”, për prof. Sean Murphy. Titulli i nderit i ndahet për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik)
11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022. Te ftuar: Përfaqësuesit e KPK-së.(Kuvendi i Kosovës, salla N302)
13:00
Anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohen me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
17:00
D4D në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung mban panelin e diskutimit “Fondi Sovran i Republikës së Kosovës: A ekziston potenciali për menaxhim të sukseshëm të aseteve shtetërore dhe si ndikon në zhvillim ekonomik?. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)./Arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...