Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në Kosovë:
09:30
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon fushatën “Mësimi dual: Mundësi për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Punëtorët teknikë të QMF-ve në Prishtinë dhe të nëntë shkollave protestojnë, me kërkesë rritjen e pagës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës)
10:00
Ministria e Shëndetësisë (MSh) promovon Manualin e Dytë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia etj. (Hotel “Emerald”)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Demokraci Plus prezanton Raportin e Monitorimit të Prokurimit. (Hotel “Prishtina”, Pejton)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Fondin Sovran. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë, me ç’rast prezanton programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Zyra e AKB-së, Tophane)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N10)
13:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo-qeveritare. (Kuvendi i Kosovës, N204)
13:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë njofton lidhur me vizitat zyrtare. (Kuvendi i Kosovës, N303)
13:00
Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban panel diskutimin “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …” (Hotel “Grand”, Prishtinë)
13:00
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës dhe fizioterapeutit Floridian Shabaj, zbulohet pllaka përkujtimore. (Fshati Jashanicë, Klinë)
14:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Erasmus+ organizojnë konferencën e përbashkët për medie “Publikimi i rezultateve të projektit Erasmus+ për Kosovën dhe përfshirja sociale si prioritet i programit Erasmus+”. (Ministria e Arsimit)
18:00
Promovimi i librit të Shkëlzen Maliqit “Mbi fajin kolektiv serb: ese, polemika, publicistikë”. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation