Sot në Kosovë janë paralajmëruar që do të mbahen disa ngjarje.
9:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Në fund të takimit do të ketë deklarim për medie. (Kabineti i Presidentes)
10:00
Kryeministri Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Pas takimit do të ketë deklarim për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Grup i specializantëve vazhdon protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë)
10:00
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizon konferencën shkencore “Konferenca e ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”. (AShAK, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Mbahet takimi i 235-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së)
10:00
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, pret në takim ish-auditorët e Përgjithshëm Inga Britt Ahlenius dhe Lage Olofsson. (Zyra Kombëtare e Auditimit)
11:00
Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
11:00
Mbahet diskutim me temën “Cila është zgjidhja e krizës pas Banjskës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
12:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mban mbledhjen e radhës ku do të bëhet shpallja e Konkursit për pozitën e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
14:00
Mbahet seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
14:00
Komisioni i Pavarur i Mediave mban mbledhjen e radhës. (Zyra e KPM-së, Prishtinë)
15:00
Ministri i Financave, Hekuran Murati, raporton në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. (Kuvendi i Kosovës, C203)
15:00
Bëhet Konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...