Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

06:51 | 11 Shtator 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA të 11 shtatorit 2001, me moton “Kosova nuk harron”. Agjenda:
07:30 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjëve te obelisku 9/11, para Qeverisë së Kosovës
08:00 – Zjarrfikësit e Prishtinës i ndezin sinjalizimet e rotacionet për 5 minuta.
08:30 – Larja e platesë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
09:00 – Vendosja e një flamuri të ri amerikan te shtatorja nga zjarrfikësit e Prishtinës
10:55 – Në të gjitha komunat e Kosovës, zjarrgjysëit do t’i ndezin sinjalizimet me qëllim të respektimit të viktimave 9/11
11:00 – Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëmshtizë flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
11:05 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjve para emrave të viktimave të sulmit terrorist 9/11.
11:10 – Vizitë në ekspozitën me fotografi nga sulmi në SHBA e fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, që lidhen me 9/11.
11:15 – Prononcim para gazetarëve
09:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për medie, në lidhje me shpalljen e Kosovës organizatore e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, (Aeroporti “Adem Jashari”, dalja VIP)
10:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA. (Hyrja e Kuvendit të Kosovës)
11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301)
12:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. (Kuvendi i Kosovës, N204)
14:00
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie. (Zyrat e ZKA-së, Arbëri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme