Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot.
Mbahet konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 2030”. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)
Rasti Pjetër Shala – konferenca para apelit. (Hagë, ora 10:00 – 12:00)
Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës do të mbahet sesion informues “Dezinformimi dhe raportimi mbi ndryshimet klimatike”, organizuar si pjesë e fushatës së zbatuar nga GIZ Kosova “Mendo gjelbër, vepro gjelbër”. (Zyra e GIZ-it në Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të prezantojë raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit do të mbahet një aksion për pastrim në qytetin e Vitisë. (Pranë obeliskut Kerim Lewton afër lumit Morava, ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me aktivitetin e përbashkët: Tirana dhe Prishtina: “European Cities of Sports”. (Salla e basketbollit Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet konferencë për media me rastin e propozimit të filmit artistik “Pikë Uji” për edicionin e çmimeve të akademisë Oscar 2025. (Zyrat e Qendrës Kinematografike të Kosovës Prishtinë, ora 11:00)
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë solidarizimi me punëtorët teknikë të Kuvendit të cilët kanë hyrë në grevë. (Pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ora 13:00)/rtk
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban